Ardian Ismajli ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me Empolin në ndeshjen ndaj Parmës, ku u vlerësua si i dyti më i mirë nga “Sofascore” pas shokut të skuadrës, Fazinit.
Empoli ishte afër marrjes së tri pikëve, por sfida u mbyll me barazim 1-1, pasi Parma arriti të barazojë 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.
Ismajli, i cili luajti me një maskë për shkak të lëndimit, u vlerësua me 7.4. Ai e kishte zbukuruar maskën me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, duke shprehur krenarinë e tij kombëtare.