Sot, futbolli vlonjat humbi një nga figurat më të dashura dhe legjendare, Skënder Brahimaj, i cili ndërroi jetë.
I lindur më 19 Shtator 1936 në Lepenicë të Vlorës, Brahimaj filloi karrierën e tij si futbollist në moshën 17 vjeçare me ekipin e Flamurtarit dhe në vitin 1962 u shpall si një nga 10 futbollistët më të mirë të Shqipërisë.
Pas një karriere 13-vjeçare si lojtar, ai kaloi në trajnim, ku zbuloi talente si Fotaq Strakosha dhe udhëhoqi ekipin e Flamurtarit për shumë vite.
Skënder Brahimaj do të mbahet mend për pasionin dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e brezave të rinj në futboll. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër në orën 11, nga shtëpia e tij në lagjen Pavarësia.