Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12 në Korçë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkak të një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së 61-vjeçarit.