Policia Rrugore e Tiranës gjatë kësa jave ka arrestuar 26 persona, ka vendosur 12 402 masa administrative dhe ka pezullur 20 raste e bllokuar 15 automjete.
Arrestimet ishin kryesisht për shpejtësi tej normave, drejtimin e makinës nën efektin e alkoolit dhe përdorimi i celularit në telefon. Gjobat u vendosën mbi 12 mijë, mesatarisht 1 771 në ditë. U vendosën për xhama të zinj, mos respektim të sinjalit “Stop”, për shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosje të rripit të sigurimit etj.
Ndërsa u pezulluan 10 raste nën drejtimin e alkoolit, 82 për tejkalim shpejtësie dhe u bllokuan 15 makina, ku 6 për provë materiale.
Policia apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt.