Ditën e sotme po mbahet protesta kundër mbërritjes së mbetjeve toksike në Portin e Durrësit. Nënkryetari i Partisë Demokratike Oert Bylykbashi tha se kjo protestë bëhet edhe për qytetarët e Durrësit dhe Shqipërisë që janë kundër këtyre mbetjeve.
“Kjo është një skemë krimi gjigande dhe ky port është përbashkues i interesave të politikës dhe krimit. Porti është grabitur për të ja dhënë mikut të Ramës dhe kur ndodh kjo asgjë nuk mund ta pengojë kalimin e mbetjeve toksike. Këto mbetje u pikasën nga Rrjeti i Baselit dhe zbuluan skandalin duke i bllokuar në një vend tjetër dhe po i kthejnë pas për të helmuar shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë.”, tha Bylykbashi.
Ai theksoi që ajo që i shqetsëon përveç mungesës së transparencës është shëndeti dhe rreziku nga mbetjet toksike.
“Ky është prokuroria që duhet të jetë këtu e gatshme për të sekuestruar kontinerët dhe të arrestojë personat që janë përfshirë drejtpërdrejtë këtu deri te ministrat.”, tha Bylykbashi.
Protesta kundër rikthimit të lëndëve toksike, ja kur pritet të hyjë në port anija “Moliva”