-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria dhe Serbia firmosin marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Kryesoret

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe për sigurimet shoqërore është dakordësuar dhe firmosur, duke hapur rrugën për bashkëpunim më të ngushtë në këtë fushë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Serbi ka njoftuar se në takimin e ministrive kompetente, është arritur një marrëveshje për zbatimin e këtij angazhimi. Sipas mediave serbe, marrëveshja administrative do të lejojë përdorimin e kujdesit shëndetësor në të dy vendet gjatë qëndrimit të përkohshëm, si dhe të drejtat për pension dhe përfitime të tjera nga sigurimet shoqërore.

Palët gjithashtu janë dakorduar që organet ndërlidhëse të takohen sa më shpejt për të përcaktuar formularët dygjuhësh të nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë në fushën sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit