Më 26 tetor, rreth orës 6 të mëngjesit, një 59-vjeçare shqiptare nga Pontedera e Italisë u largua nga banesa pa njoftuar askënd dhe nuk la asnjë shënim. Familja e saj e denoncoi rastin në polici, duke shkaktuar shqetësim të madh.
Policia ka nisur menjëherë kërkimet, por deri tani nuk ka pasur rezultate. Familjarët nuk kanë arritur të japin një përshkrim të saktë të veshjes së saj, pasi ata nuk ishin në banesë në momentin e largimit.
Bashkëshorti i saj shprehu shqetësimin se ajo kurrë nuk kishte ikur pa njoftim dhe tha se kishte frikë se ndonjë ngjarje e keqe mund t’i kishte ndodhur.