-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anija erdhi, drejtori i ‘Bazelit’ që zbuloi skandalin vjen në Durrës: Janë të KURUM-it

Kryesoret

Anija me mbetjet e dyshuara toksike arriti mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. 102 kontejnerët janë sekuestruar. Në port sot ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit Bazel, Jim Puckett.

Ai tha se besoj se me 95% anija ka mbetje toksike. Tani kërkoi që të hapen dhe të merren kampionet. Theksoi se ky është fillimi dhe jo fundi i historisë. Jim Puckett u shpreh se beson që mbetjet janë të Kurum-it në Elbasan.

Ne presim që anija Moliva të ankorohet pasdite. Jemi në dijeni që ka një procedim penal nga prokuroria dhe besojmë që ekipi i prokurorisë të jetë këtu kur anija të arrijë. Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë. Ka pasur shumë polemika për këtë dërgesë.

Ka diskutime që nuk ka mbetje, por ne jemi 90% të sigurt që këto kontejnerë kanë mbetje të rrezikshme. Jam 100% i sigurt që kjo ngarkesë nuk duhet të eksportohej në Tajlandë. Ne kemi shkuar tek fabrika në Tajlandë dhe e kemi parë. Besojmë që kjo ngarkesë e ka origjinën nga kompania e çelikut në Elbasan.

Kthimi i kësaj anije është fillimi dhe jo fundi i kësaj historie. Kërkojmë që të merren masat e duhura. Kontejnerët duhet të hapen në vëzhgim publik, të merren kampionet dhe të analizohen. Më pas do të ketë një gjurmim të këtij analizimi. Shpresojmë që ministria e Mjedisit të na lërë që të marrim kompionet e analizave” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit