-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 41-vjeçari gjerman teksa tenton të dalë nga Shqipëria me pasaportë false

Kryesoret

Një 41-vjeçar gjerman është arrestuar në Durrës pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportën e një personi me të cilin kishte ngjashmëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia Kufitare kishte intensifikuar kontrollet, duke ndihmuar në kapjen e tij falë shkëmbimit të informacionit me Interpolin. Gjatë kontrollit, u sekuestrua pasaporta e tij dhe një pasaportë tjetër e dyshuar e falsifikuar.

Ai do të ekstradohet në Gjermani, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për procedura të mëtejshme për falsifikim dokumentesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit