Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot në takim Ministrine Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite Taufiq Bin Fauzan al-Rabiah.
Në këtë takim fokusi kryesor ishte marrëdhënia e mirë politike në interes të bashkëpunimit dhe zhvillimit të një agjende dy palëshe, mundësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbështetja për njohje të reja të Kosovës.
Begaj i shprehu falenderime ministrit të Haxhit dhe Umresë për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite ka dhënë për Shqipërinë momente të vështira.
Gjithashtu u shpreh edhe për hapësirat që duhet të shfyrtëzohen për të rritur bashkëpunimin ekonomik, investimet, si dhe mundësinë e vendosjes së një linje direkte mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, e cila do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në numrin e turistëve, por edhe në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.