-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha takohet me ambasadorin britanik: Vlerësojmë lidhjet politike dhe partneritetin e fortë

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbot.

Në këtë takim, ata kanë vlerësuar lidhjet politike dhe partneritetin e fortë mes dy vendeve.
Hoxha dhe Abbot i kanë uruar njëri-tjetrit suksese për detyrat e reja, si dhe shprehën gatishmërinë e palëkundur për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Gjithashtu kanë vlerësuar bashkëpunimin për Dokumentin e Dialogut kundër Krimit të Organizuar (SOC Dialogue) dhe kanë shprehur gatishmërinë për ta vijuar koordinimin për finalizimin e tij.

Në këtë takim ata ranë ndakort që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin dy palësh në funksion të rezultateve më pozitive në të ardhmen, për t’u shërbyer akoma më shumë qytetarëve të dy vendeve dhe për të rritur standardet e sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit