-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manjani: Rritja e pensionit në vijueshmëri për të siguruar një jetë të denjë

Kryesoret

Zëvendësministrja për Ekonominë Olta Manjani iu është përgjigjur në rrjete sociale disa pyetjeve në lidhje me skemën aktuale të sigurimeve shoqërore. Manjani tha se kur dy pensionistë me të njëjta vite pune nuk marrin pensionin e njëjtë ka të bëjë me faktorin kontributiv.

“Gjithmonë do të marrim pension mbi bazën e kontributeve që kemi derdhur ndër vite. Për të përfituar një pension minimal duhen 15 vite punë dhe për të përfituar pension të plotë kërkohen 38 vite punë. Pra kuptohet që kuota e pensioneve është e ndryshme sa i takon viteve të punës”, tha Manjani.

Më pas ajo u shpreh se “Kontributet mund të paguhen ose mbi bazën e një pagë minimale ose mbi bazën e një pagë maksimale. Pra nëse një individ ka punuar 15 vite punë dhe këto Kontribute i ka derdhur mbi bazën e një page minimale dhe një individ tjetër këto kontribute i ka derdhur mbi bazën e një page maksimale, kemi të bëjmë me rastet kur i pari do të marrë një pension minimal dhe tjetri pension maksimal”.

Manjani tha se skema e pensioneve do të thotë që çdo njeri në Shqipëri që ka mbushur 70 vjeç dhe nuk ka punuar asnjëherë në jetën e tij apo nuk a derdhur kontribut do të përfitojë pensio.

“Pasi të rregullojmë parimin kontributiv grupi i dytë i reformave është si do të rishikohet formula e llogaritjes e skemës së pensioneve në mënyrë që të reflektohen kontributet e dhëna në vlerë, por të merret parasysh dhe rritja e pensionit në vijueshmëri për të siguruar një jetë të denjë”, deklaroi Manjani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit