Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë propozimin e presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për një armëpushim afatshkurtër në Gaza, megjithëse shumica e ministrave në qeveri e mbështetën atë.
Mediat izraelite raportojnë se Netanyahu argumentoi “bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve do të vazhdojnë vetëm derisa të vazhdojnë sulmet në Gaza”.
Al-Sisi kishte propozuar një iniciativë dyditore për armëpushim për të lehtësuar shkëmbimin e të burgosurve, por kjo ofertë u refuzua nga Tel Avivi.