Një 20-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mamurras-Dukagjin i Ri” pas një përplasjeje me mjetin e drejtuesit 18-vjeçar, i cili nuk kishte patentë.
Policia arrestoi të riun pas ngjarjes, ndërsa viktima u dërgua në spital për trajtim, por nuk arriti të mbijetojë.