Mesfushori spanjoll Rodri është fitues i Topit të Artë. 28-vjeçari u shpall më i miri në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.
Ai ka lënë pas Vinicius Zhunior dhe Xhud Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti.
Një çmim ky i mbushur me polemika, me rrjetin që ka “shpërthyer” në protesta, pasi si fitues deri disa orë më parë shihej braziliani i Realit, Vinicius.