Vinicius Jr është favorit për të fituar Topin e Artë sonte në Paris dhe nëse po, braziliani do ta kthejë luftën historike që ka me Barcelonën në ‘tabelën e medaljeve’ të këtij çmimi në favor të Real Madridit.
Barcelona kryeson renditjen me fitoret e Messit (6 si Blaugrana), Cruyff (2), Luis Suarez, Stoichkov, Rivaldo dhe Ronaldinho. Ata barazojnë me të bardhët në 12, por thyejnë barazimin për 12 vende të dyta.
Real Madrid ka katër nga Cristiano Ronaldo, dy nga Di Stefano dhe një nga Kopa, Figo, Ronaldo, Cannavaro, Modric dhe Karim Benzema.