Një stallë në fshatin Vukatanë të Shkodrës është djegur plotësisht mbrëmjen e kaluar, duke rezultuar në djegien e 22 derra dhe dëme në bazën ushqimore për bagëtitë, si dhe një automjet që ndodhej pranë.
Incidenti ndodhi rreth orës 21:10 dhe dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkak të një shkëndije elektrike.
Policia ka nisur hetimet dhe ka dërguar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.