Një 22-vjeçar, identifikuar si Arbi Ujkaj, është arrestuar nga Policia në Astir, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.
Gjatë operacionit policor të koduar “Transportuesi”, janë sekuestruar 300 gram kokainë, pjesërisht e ndarë në doza për shitje.
Ujkaj u kap pranë një lokali, ndërsa materialet do t’i kalohen Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.