Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu në pritje të nisjes së mosbindjes civile është shprehur se protesta është demonstrim ndaj pakënaqësisë.
“Kjo protestë është demonstrim i pakënaqësisë së qytetarëve ndaj këtij regjimi, varfërisë, situatës ku është vendi. Në atë që lideri i opozitës mbahet nën arrest. Është një protestë që shpreh revoltë.
Jemi në Levan, aty ku grumbullohen shumë qarqe, për të shprehur pakënaqësinë e thellë përmes mosbindjes civile, duke krijuar paralizë të trafikut, njëjtë si në vendet e tjera që ka lajmëruar opozita.
Askush ‘do të guxojë të bllokojë protestuesit, ata janë të lirë të protestojnë e të shprehin pakënaqësitë dhe janë konform ligjeve. Protestuesit nuk tërhiqen, janë të vendosur, të sigurtë në realizimin e qëllimit të kësaj proteste” tha ai.