-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kapi KLSH-në”! Braçe acarohet, Shehu e qetëson: Do ta qep gojën…

Kryesoret

Komisioni i Ekonomisë edhe mbledhjen e sotme është dominuar nga deputeti Erion Braçe. Këtë herë jo nga ankesat për institucionet por mediat. Ai u shpreh se po sulmohet nga media për shkak se ka kërkuar që KLSH të auditojë auditin e brendshëm të shtetit që ta vërë atë në punë.

“Po sulmohem nga media vetëm pse kam bërë disa propozime në rezolutën e KLSH-së. Si institucion KLSH nuk kapet dot nga një deputet, as nga një mazhorancë e deri tek presidenti, pasi ka një ligj të qartë. KLSH kapet vetëm nëse doni ju, jo nëse duam ne.

Ka një muaj që dal në TV dhe thuhet “Erion Braçe do të kapë KLSH”. S’kam kap njeri me thënë të drejtën. Dje doli një gjë tjetër “Erion Braçe e Shalsi duan ta kthejnë KLSH-në në audit të brendshëm të qeverisë. Kjo që po ndodh na bën që ta qepim gojën fare. Propozimet që kam bërë nuk cenojnë pavarësinë tuaj” tha ai.

Por kreu i KLSH-së, Arben Shehu e ‘qetësoi’ duke i thënë që të mos shqetësohet sepse bashkëpunimi është pozitiv.

“Braçe ka pasur mbështetje nga ne. Në lidhje me komunikime apo qëndrime të ndryshme unë kam pasur të gjitha mundësitë dhe kemi zgjedhur rrugën e komunikimit institucional.

E vlerësoj zotin Braçe për vlerësimin për punën tonë, për vëmendjen që i kushton institucionit dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vijojë duke ndjekur edhe auditime të ndryshme nga vetë Braçe” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit