Lionel Messi, ka bërë një reagim pas ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”. Në mbrëmjen e së hënës, Rodri u shpall fitues i këtij çmimi për herë të parë në karrierën e tij, duke u bërë mesfushori i parë që e fiton këtë trofe që nga Luka Modric në 2018.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Messi uroi të gjithë fituesit dhe të nominuarit, duke theksuar veçanërisht Emiliano Martinezin, i cili u shpall portieri më i mirë, si dhe Lautaro Martinez, Garnacho dhe trajnerin Scaloni.
Aitana Bonmati e Barcelonës fitoi “Topin e Artë” te femrat, ndërsa Carlo Ancelotti dhe Emma Hayes u shpallën trajnerët më të mirë.