Edi Paloka i cili ndodhet në Durrës paralajmëron policinë që mos të bëjë provokime.
“Policia atë thirrje t’ia bëjë Ramës e Veliajt që e bllokojnë rrugën për qejfet e tyre. Ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga policia që drejtohet nga dy njerëz që janë zgjedhur nga bandat. Nuk ka leje, nuk merret leje kemi njoftuar publikisht protestën tonë, as ligjërisht nuk merret leje”, u shpreh Paloka.
Ai theksoi se kjo protestë nuk është betejë e opozitës por e gjithë qytetarëve.
“Nuk është betejë e opozitës, por e të gjithë qytetarëve tanë. E keqja është në derën e çdo qytetari. Dje u kthyen në Shqipëri mbetjet e rrezikshme dhe qytetarët dje ishin në pakicë. Nuk helmohet vetëm opozita, nuk vjedhin vetëm opozitën, por të gjithë shqiptarët. Pensionistët nuk janë vetëm të opozitës me të cilët tallet Rama. Nëse shqiptarët nuk ngrihen t’i thonë të keqes ndal, e kanë të gjithë te dera e shtëpisë në një formë a në një tjetër”, tha Paloka.








