Programi WeBalkans (webalkans.eu) po fillon edicionin e dytë të fushatës “Made of Us” e cila do të zhvillohet nga 23-31 tetor 2024. Kjo iniciativë dinamike do të marrin 12 influencerë që nga vendet e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në një udhëtim në 6 shtete anëtare të BE-së.
Pas edicionit të mëparshëm të udhëtimit rrugor që u mbajt në Ballkanin Perëndimor, fushata e këtij viti do të çojë audiencën në vendet anëtare të BE-së që u bashkuan si pjesë e raundit të fundit të zgjerimeve të BE-së për t’iu shfaqur përfitimet e dukshme që u ka sjellë anëtarësimi në BE.
Pas udhëtimit përmes syve dhe storjeve të influencerëve, shikuesit do të mësojnë se si të rinjtë e sotëm mund të frymëzojmë transformime të ngjashme në Ballkanin Perëndimor. Përmes përmbajtjeve të tyre, influencerët do të kërkojnë të thellojnë mirëkuptimin dhe entuziazmin për Bashkimin Evropian në mesin e të rinjve dhe qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, të frymëzuar nga avancimi i fundit në integrimet evropiane dhe Plani transformues i rritjes i BE-së.
Mundësitë janë të krijuara nga ne (Opportunities Are Made of Us) është një nga motot e fushatës, duke theksuar përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe duke eksploruar motivimin dhe entuziazmin për të nxitur iniciativa të ngjashme dhe reforma në Ballkanin Perëndimor.