Policia e Shkodrës ka njoftuar zyrtarisht mbi atentatin e ndodhur në Dobraç, mesditën e së mërkurës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku automjeti tip Benz, me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u qëllua me armë zjarri.
Si rezultat i të shtënave, Hamza Lici humbi jetën dhe Arlind Bushati u plagos rëndë.
Automjeti humbi kontrollin dhe përplasi një motoçikletë që po udhëtonte me Bashkim dhe Flutura Bashën. Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe njësi speciale për të ndihmuar në hetim.