Në orët e para të mëngjesit janë djegur dy makina në lagjen “kongresi i Përmetit”, në Shkodër.
Zjarri ka rënë në dy makinat tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong” në pronësi të Sabaudin Hoxhës dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.