Kryeministri Edi Rama së bashku me Blendi Gonxhe, Olta Manjanin dhe kryetaren e bashkisë së Durrsëit po zhvillojnë një takim me pensionistët.
Në takim ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit blendi Gonxhe ka eidentuar disa nga problematikat me të cilat po përballet sot buxheti i shtetit.
“Të gjitha pasojat kanë ardhur nga keqqeverisja dhe politikat e gabuara shumë kohë para se ne të merrnim mandatin në 2013. Duhet të punojmë sot për të metobalizuar atë që ka ardhur nga tranzicioni. Ndërtuan një skemë kafaz me tavanin e shumës që mund të merret pensioni, me maksimumin jo më shumë se dyfishi i pensionit minimal. Sot kemi një treg pune që ofron pak më shumë se një pagë për një pensionist, që është e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për skemën e pensioneve. Ndaj investohemi tek puna, sepse nuk rritet raporti, deficiti do të vijojë të mbetet i lartë.”, tha Gonxhe.
Ai tha që 770 mln euro do ti kushtojë buxhetit të shtetit në 2025 vetëm që të mbajë ritmin më të mirë të pensioneve.