Igor Kokunov është ekstraduar drejt Rusisë, pavarësisht pezullimit të procesit nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Avokati i tij, Isuf Shehu, konfirmoi se Kokunov po udhëton me avion në këtë moment, duke theksuar se ekstradimi është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Kokunov, i njohur si “Vasya Bandit,” u arrestua në Muriqan më 28 gusht 2023, dhe është i kërkuar nga Interpoli për krime të rënda, përfshirë rrëmbim dhe zhvatje, me një dënim të caktuar prej 15 vitesh burg.
Ai kishte kërkuar azil në Shqipëri, duke pretenduar se i rrezikohej jeta në Rusi.