Në një takim të Këshillit të Sigurimit, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar shprehu shqetësim për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi rëndësinë e zbatuarjes së marrëveshjeve ekzistuese dhe bëri thirrje për dy shtetet që të veprojnë me përgjegjshmëri.
“U inkurajojmë Kosovën që të mendojë me kujdes për ndikimin e vendimeve të saj mbi të gjithë qytetarët, përfshirë ata nga komunitetet joshumicë,” tha ai. Njëkohësisht, ai kërkoi nga Serbia që të luajë një rol konstruktiv për të ulur tensionet dhe për të promovuar marrëdhënie pozitive në rajon.
Përfaqësuesi theksoi mbështetje të vazhdueshme për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, duke përmendur gjithashtu përpjekjet për rekrutimin e policëve nga komunitetet joshumicë dhe adresimin e dhunës të lidhur me konfliktin.