-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përurohen godinat e reja në “Qytetin Studenti”, Veliaj: Kushte evropiane dhe rezervim online

Kryesoret

Pesë godina të reja me standarde evropiane u inauguruan në “Qytetin Studenti” në Tiranë, falë mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane dhe Bankës KfW. Ky transformim përfshin gjithashtu rikonstruksionin e 15 godinave të tjera dhe do të përfitojnë mbi 2.600 studentë shqiptarë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj nënvizoi se investimi ofron kushte të ngjashme me ato në universitetet e Bashkimit Evropian dhe theksoi nevojën për ruajtjen e ambienteve nga studentët. Ai njoftoi gjithashtu se studentët mund të rezervojnë dhoma përmes aplikacionit “Tirana ime”, duke e bërë procesin më të lehtë dhe transparent.

“Sot nuk po përurojmë 5 ndërtesa, nuk po bëjmë 5 fjalime, sot nuk po tregojmë si u shpenzuan 5 para, por kemi bërë që fillimi të jetë i lehtë për 666 studentët e parë, – mbi 30 studentët e Kolegjit të Europës dhe studentët e tjerë shqiptarë – të cilët, do të kenë të njëjtat kushte, të njëjtin standard, të njëjtin administrim, si në të gjitha kolegjet e Bashkimit Europian”, tha Veliaj.

Ambasadori i BE-së dhe përfaqësues të Bankës gjermane ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit, ku Veliaj u shpreh për transformimin e “Qytetit Studenti” nga kushtet e vështira të viteve ’90 në një realitet të ri dhe të përmirësuar për studentët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit