Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 24 muaj burg dhe 8000 euro gjobë nga gjykata penale e Hasselt në Belgjikë, pas shpërndarjes së kokainës për një muaj.
Ai u kap në flagrancë më 30 mars, kur tentoi të shiste një dozë kokaine dhe e shtyu një efektiv policie gjatë përpjekjes për të ikur.
Gjatë kontrollit, shqiptari kishte me vete njëmbëdhjetë doza kokainë dhe 100 euro. Ai pranoi se droga ishte për llogari të një tjetër personi, dhe në telefonin e tij u gjetën prova që tregonin se kishte fituar 1250 euro nga tregtia.