Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Peristeri të Athinës, i akuzuar për tentativë vrasjeje, pengmarrje dhe kanosje ndaj ish-të dashurës së tij, një 22-vjeçare.
Sipas policisë, ata kishin komunikuar përmes një platforme sociale, por pas vendimit të 22-vjeçares për të përfunduar lidhjen, 27-vjeçari e detyroi atë të hipte në taksinë e tij, duke e kërcënuar dhe ofenduar.
Gjatë rrugës, ajo tentoi të dilte nga automjeti, por ai e mbërtheu me zinxhirin e çantës. Fatmirësisht, 22-vjeçarja arriti të çlirohej pasi zinxhiri u thye dhe me ndihmën e kalimtarëve, ajo lajmëroi policinë, që e dërgoi në stacionin e policisë për të raportuar ngjarjen.
Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.