Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, pritet t’i dorëzojë sot kryeministrit Edi Rama Progres Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024.
Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet rreth orës 10:30 në Kryeministri, pas të cilit do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 11:00.
Ky raport vjen pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, që u shpall më 15 Tetor, dhe thekson rëndësinë e përmbylljes së kapitujve të negociatave deri në vitin 2027.
Negociatat përfshijnë tema si sistemi gjyqësor, të drejtat themelore dhe prokurimi publik.