Një çift 23 dhe 24 vjeçare, së bashku me një të afërm, janë arrestuar në Dibër për shantazhimin e një vajze 17-vjeçare përmes rrjeteve sociale. Ata i kërkonin para për të mos publikuar foto dhe video personale.
Policia informoi se grupi kishte arritur të zhvatë 15,000 lekë nga 17-vjeçarja dhe se gjatë operacionit “Blackmail”, u sekuestruan gjithashtu 4 telefona celular.
Të arrestuarit, I.M. dhe S.M. (burrë e grua) dhe një 17-vjeçare (e afërmja e I.M.), kishin krijuar profile false në Instagram për të realizuar veprimtarinë e tyre kriminale. Materialet iu kaluan Prokurorisë për procedura të mëtejshme.