Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin ndaj Hamza Licit në Dobraç të Shkodrës, ku dyshohet se autorët kanë qenë katër persona. Dy prej tyre që vepruan si qitës dhe një si shofer. Pas ekzekutimit të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, një person tjetër ndihmoi në largimin e atentatorëve pas djegies së makinës.
Në momentin e sulmit, në makinë me Hamza Licin ndodhej edhe Arlind Bushati, i cili ndëroi jetë më vonë në spital nga plagët e marra. Dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe se Bushati ka qëlluar drejt autorëve. Viktimat, të dyja nga Mali i Zi, ishin kapur në një pritë të mirëorganizuar nga autorët, që kishin njohuri për lëvizjet e tyre.
Ngjarja përfshiu gjithashtu Flutura Bashën, e cila humbi jetën nga përplasja me makinën e viktimave. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet e ngjarjes.
Detaje nga ekzekutimi i dy të rinjve në Shkodër, atentati zgjat vetëm 70 sekonda