Deputeti Erion Braçe ka kritikuar opozitën gjatë diskutimeve në Kuvend lidhur me mbetjet toksike, duke e quajtur kërkesën e tyre për të monitoruar kontejnerët një absurditet.
Ai sugjeroi me ironi se deputetët duhet të lejojnë monitorimin nga mjete si varka dhe avionë, duke e paraqitur situatën si një skenar komik.
Braçe: Nga gjithë ky ligjërim m’u ngrit mikrofoni dhe dua t’i them ca fjalë!Derisa të zbatohet urdhri t’u jepet e drejta të gjithë deputetëve, me varka, avionë, dronë, milionerë, biznese, edhe atyre që dinë apo jo not, t’i monitorojnë kontejnerët që të mos ndodhë ajo qe këta kanë frikë, që anijet të fluturojnë apo zhyten.
Deputetët të jenë të pranishëm me nuhatje, të bëjnë punën e ekspertëve policëve etj.
Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar.
Po u bënë pa deputetë analizat do të mbani përgjegjësi.