-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ceno Klosi paraqitet në SPAK, nën hetim për katër vepra penale

Kryesoret

Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje. Klosi, i cili është nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, nuk ka bërë asnjë koment pas daljes nga SPAK.

Hetimet ndaj tij janë nisur pas kallëzimeve nga Partia Demokratike. Klosi, një nga zyrtarët e besuar të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shërbyer në disa funksione dhe është akuzuar për abuzime që kanë shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi se hetimet janë regjistruar mbi bazën e dy kallëzimeve, duke përfshirë veprat penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës. Klosi ka punuar për 13 vjet në sektorin bankar dhe është emëruar drejtor i përgjithshëm i Tatimeve në vitin 2021.

Ceno Klosi! SPAK-u merr brenda krahun e djathtë të Ballukut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit