Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot vendi ynë do të vijojë të përfitojë nga kushte atmosferike të qëndrueshme, falë masave ajrore të thata që vijnë nga veriperëndimi. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare në veri, veçanërisht në relievet malore pasditen.
Mëngjesi do të karakterizohet nga mjegull e dendur në zonat luginore.
Era do të fryjë lehtë, me drejtim verilindje-veriperëndim dhe shpejtësi mesatare prej 2-6 m/sek. Në bregdet dhe në zonat luginore, era do të arrijë herë pas here shpejtësi deri në 10-12 m/sek, duke shkaktuar valëzim të lehtë në dete (1-2 ballë).