Agjencia shtetërore e lajmeve spanjolle EFE ka raportuar se numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë ka shkuar në 140.
Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur në Valencia dhe ka kërkuar që njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi parashikohet që të vijnë më shumë shira të rrëmbyeshëm.
“Ju lutemi dëgjoni të gjitha thirrjet nga shërbimet e urgjencës, nevojat e tyre, rekomandimet e tyre. Gjëja më e rëndësishme është të shpëtojmë sa më shumë jetë të jetë e mundur. AEMET po lëshon alarme, kërkoj që këto rekomandime të merren parasysh”, tha Sanchez.