GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Genti Nderjakun, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Genti Nderjaku u lirua nga qelia për shkak se i përfunduan afatet e paraburgimit.
Ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, njohur si “Rrumi i Shijakut”, gjatë së cilit u vra shoferi Andi Maloku.
Në lidhje me këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshëm Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe me 35 vite burgim Ariol Halili, ndërsa kishte dënime më të lehta për bashkëpunëtorët.
Genti Nderjaku detyrohet që të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.