Anije ‘Moliva’ me 102 kontejnerët me mbetje të dyshuara tokstike nuk ankorohet në Portin e Durrësit. Por cila është arsyeja? Këtë e ka shpjeguar Porti se përse e ka bllokuar ankorimin.
Porti i Durrësit ka informuar prokurorinë se nuk do të lejojë që anija të ankorohet për shkak se nuk mund të sigurojë mbikëqyrje 24 orë për anijen, sikurse kërkon institucioni i akuzës.
Ngarkesa ishte nisur drejt Tajlandës por u kthye mbrapsht pasi ka dyshime se janë mbetje të rrezikshme nga Kurum në Elbasan.