Sot festohet Halloween, një ditë e mbushur me shpirtra, shtriga, dhe elemente të frikshme si kunguj të ndriçuar dhe kostume të çuditshme. Kjo festë ka filluar të popullarizohet në Shqipëri pas viteve ’90, veçanërisht mes të rinjve, dhe është bërë një rast për kreativitet dhe argëtim.
Origjina e Halloween
Emri Halloween është një interpretim modern i “All Hollows’ Eve” nga Irlanda, që shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besimin se shpirtrat e atyre që kishin vdekur do të ktheheshin për të zënë vend në trupat e të gjallëve. Kjo traditë ka rrënjë në festivalin antik të keltëve, Samhain, që shënonte fundin e verës dhe fillimin e dimrit. Në këtë natë, besohej se kufijtë midis botëve të të gjallëve dhe të vdekurve shuheshin, duke lejuar shpirtrat të kalonin.
Në mesjetë, kjo festë u përshtat nga të krishterët si “Dita e Shenjtorëve”, duke përfshirë aspekte të errëta dhe pagane. Sot, Halloween ka evoluar në një festë më festive dhe më pak frikshme, por lidhjet me të mbinatyrshmen vazhdojnë të jenë të forta në gjithë botën.