Armando Sadiku vazhdon të impresionojë në kampionatin indian të futbollit me Goa, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist në fitoren 3-0 ndaj Bengaluru FC.
Në minutën e 63-të, Sadiku realizoi golin e avantazhit për ekipin e tij, dhe vetëm 10 minuta më vonë, ai bëri një asist për golin e dytë, duke i vjedhur topin portierit kundërshtar. Kjo ndeshje shënoi golin e tij të 7 në gjashtë ndeshje, duke e vendosur atë në krye të listës së golashënuesve, përkrah marokenit Azharale.
Shihni videon për të ndjekur momentet e tij të shkëlqyera në fushë!