Arsenali është në pritje të ofertave për sulmuesin brazilian, i cili nuk është më në planet e trajnerit Mikel Arteta. Sipas mediave britanike, klubi dëshiron ta shesë lojtarin sa më shpejt, me qëllim që të investojë paratë në një tjetër projekt.
Sipas vlerësimeve nga specialistët e “Transfermarkt”, sulmuesi ka një vlerë prej 55 milionë eurosh, por kjo shifër mund të negociohet, duke marrë parasysh urgjencën e “Topçinjve” për të finalizuar këtë transfer.