Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona në lidhje me masakrën e Dobraçit ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha ndërroi jetë pasi u përplas sëbashku me të shoqin nga mjeti S Class që po drejtohej nga viktimat.
Në kërkim janë Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës. Deri më tani ende nuk është faktuar se personi i tretë i dyshuar në mjetin e viktimave të ketë qenë Ibrahim Lici.