Dosja e masakrës së Dobraçit që ndodhi pak ditë më parë në Shkodër do të kalojë në duart e SPAK-ut. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë.
Viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që u goditën nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati, pasi më parë ndaj tyre u shkrehën breshëri automatike.