-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bamir Topi: Deklarata e Ramës për reformën në drejtësi është absurde

Kryesoret

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24 mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Partia Socialiste e solli reformën në drejtësi, duke e quajtur atë një absurditet. Sipas tij, vetëm një fuqi madhore si SHBA mund të bashkonte politikanët shqiptarë për këtë reformë.

Topi theksoi se një klimë e tillë bashkëpunimi mes politikanëve është e paimagjinueshme, duke iu referuar ndarjeve dhe mosmarrëveshjeve që ekzistojnë në politikën shqiptare.

Bamir Topi: Një absurditet, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë. Përfytyroni se çfarë klime do ti bënte bashkë këta, këta nuk janë bashkë as në ceremoni, është një deklaratë e dëmshme e tepruar dhe aspak fisnike. Njeriu duhet të dije se sa i ka kapacitete. Bëhet megaloman dhe harron pastaj. Kur arsyeja errësohet nga pushteti çdo fjalë që del nga goja është e dyshimtë.

Ish-presidenti tha ndër të tjera se ka ardhur koha që ne Shqipëri të ndryshojë elita politike, pasi këto elita kanë krijuar situata traumatike në vendin tonë.

Bamir Topi: Do thoja që domosdoshmërisht në Shqipëri duhet të kishte ndryshim dhe rotacion të elitave politike, këto elita kanë krijuar situata traumatike në Shqipëri. Situata në Shqipëri është bipolare…çdo njeri që te tenton të jetë i suksesshëm politik ndeshet përballë një muri që është ndërtuar në mënyrë të posaçme nga dy partitë kryesore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit