Në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë, flamujt serbë janë ulur në gjysmështizë si shenjë respekti për ditën e zisë të shpallur nga qeveria serbe, pas vdekjes së 14 personave nga shembja e një strehe në Novi Sad.
Mediumi serb “Kosovo Online” ka raportuar se flamujt janë ulur në Graçanicë, përpara ndërtesës së Komunës dhe Qendrës Klinike e Spitalore. Në manastirin e Graçanicës, besimtarët ndezën qirinj për të nderuar viktimat e tragjedisë.
Po ashtu, raportime të ngjashme vijnë edhe nga Leposaviqi, ku flamujt serbë janë ulur gjithashtu në gjysmështizë, duke shprehur ngushëllime për ata që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike.