Përmbytjet katastrofike me 211 viktima në Spanjë shkaktuan shtyrjen e dy ndeshjeve të futbollit në kampionatin spanjoll atë midis Villareal-Rayo Vallecano dhe Valencia-Real Madrid.
Ndërkohë ndeshjet e tjera për javën e 12 të La Ligas do të luhen sot Osasuna e vendit të 8 do të presë Real Valladolid e vendit të 19 dhe Girona do të përballet ndaj Leganes.
Ditën e nesërme Atletico Madrid do të presë Las Palmasin e vendit të 18 dhe në orën 16:15 do të kemi derbin e katalonjës ku kryesuesit e kampionatit Barcelona do të presë Espaniolin.
Renditja La Ligas pas javës të 12 është, Barcelona kryeson me 30 pikë ndiqet nga Real Madrid me 24 pikë, Villareal me 21 pikë dhe Atletico Madrid me 20 pikë të gjithë favoritët i shohim që kanë një javë të lehtë.
Objektivi për “Blaugranasit” dhe “Los Kolçoneros” nuk do të jetë vetëm 3 pikëshi por dhe golavarashi.