Myrto Uzuni ka treguar klas në ndeshjen e La Liga 2, duke shënuar një gol fantastik për Granadën në përballjen me Zaragozën, e cila përfundoi me humbjen 2-1.
Uzuni realizoi një goditje të bukur, e cila e dërgoi topin në rrjetë, duke marrë duartrokitjet e tifozëve në stadium.
Pavarësisht se ekipi i tij është në vendin e tetë, Uzuni po shkëlqen individualisht, me 5 gola në 10 ndeshje këtë sezon. Në sezonin e kaluar në elitën spanjolle, ai kishte shënuar 11 herë.