Kryeministri Albin Kurti njoftoi se do të investohen 7.3 milionë euro në ndërtimin e një impianti për prodhimin e biogasit në Kamenicë.
Investimi është nga ndërmarrësi Fidan Haradini, i cili jeton në Zvicër.
Kurti theksoi se diaspora po përgjigjet pozitivisht thirrjeve për të investuar në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.
“Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë. 7.3 milionë euro është investimi i radhës”.
“E përgëzoj ndërmarrësin tonë nga mërgata Fidan Haradini për këtë kontribut të rëndësishëm nga i cili fitojnë të gjithë dhe i uroj shumë suksese”, ka thënë Kurti.